EMRI/Makina bie në lumë, humb jetën i riu në Elbasan

EMRI/Makina bie në lumë, humb jetën i riu në Elbasan

139
0
Shares

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme pranë fshatit Murras në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku si pasojë e daljes nga rruga, një makinë përfundoi në ujërat e lumit Shkumbin, ku humbi jetën edhe drejtuesi i mjetit. Sipas burimeve nga Policia e Elbasanit, i riu që ka humbur jetën është Suel Spahiu, 35 vjeç.

Ai po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz me targë AA 572 RM kur humbi kontrollin. Kanë qenë kalimtarë të rastësishëm ata që kanë konstatuar ngjarjen dhe kanë njoftuar policinë.

Grupi hetimor ka kryer veprimet përkatëse për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Murras, shtetasi S.S., 35 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses bënë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë drejtuesi i mjetit shtetasi S.S.Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY