“Dosja Bajri në Shkodër”/Berisha reagon ashpër: Mbështetja më e fuqishme që kanë...

“Dosja Bajri në Shkodër”/Berisha reagon ashpër: Mbështetja më e fuqishme që kanë marrë bandat ndonjëherë

77
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar se fundmi në rrjetet sociale, lidhur me vendimin e fundit të SPAK, per ta rikthyer dosjen e ‘Bajrit’ në Shkodër.

Sipas Berishës, kjo tregon se bandat kane marre mbeshtetjen me te madhe ndonjëherë në vend. Berisha shkruan se e gjithë kjo eshte ndërmarrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, i cili i tregoi Shkodrës se krimi dhe bandat do te vijojnë te sundojnë.

“Edvin Kristaq Mafia shpalli dje solemnisht me kriminelet e posaçem te partise se Bajret nuk jane grup i strukturuar.Miq, ne nje vendim kriminal dhe goditje fatale per luften kunder krimit te organizuar, dje Edvin Kristaq Mafia me te posaçmit e partise SPAK dhe Gjykates te Posaçem, shpallen se Bajret nuk jane bande ndaj dhe çeshtja nuk do hetohet dhe vleresohet prej tyre.

Ky vendim kriminal eshte mbeshtetja me e fuqishme ne memorjen time qe bandat kane marre ndonjehere ne Shqiperi.Me kete akt kriminal ju thuhet bandave te Shqiperise vazhdoni te qete veprimtarine, vrasjet, grabitjet, trafiqet, pengmarrjet se ne kete vend nuk ka dhe nuk mund te kete banda!

Ne te vertet kete deklaron me ze dhe figure dhe ne menyre te perseritur Edvin Kristaq Mafia, sipas te cilit ne Shqiperi nuk ka banda as dhe krim te organizuar por ka keqberes dhe tani ai fakton kete me organet e tij te posaçme.

Te kesh guximin kriminal dhe te vendosesh se Bajret nuk jane bande per ti çliruar ata nga nje seri akuzash qe rendojne mbi ata do te thote se je nje vegel e verber e krimit te organizuar, do te thote te marresh persiper te shpelash me duart e tua kriminale dhjetra vepra, vrasje, trafiqe, gjoba dhe pengmarrje, do te thote te shkelmosh mbi gjakun e viktimave te kesaj bande por edhe dosjet e partnereve tane nderkombetare per kete bande, do te thote me cinizem ekstrem tju thuash familjeve te viktimave se drejtesia nuk ekziston per te dashurit tuaj, do te thote tju thuash biznesmenve te Shkodres mbylleni gojen dhe paguani gjobat.

Me kete akt kriminal Edvin Kristaq Mafia dhe kriminelet e tij te posaçem u thone mbare qytetareve te mire Shkodres se ju sundimin e krimit dhe bandave meritoni dhe se ate qe ju beri komunizimi do tju bejme ne perseri me bandat e partise”,-shkruan Berisha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY