ANALIZA/ Pse nuk ka stabilitet politik Shqipëria?

ANALIZA/ Pse nuk ka stabilitet politik Shqipëria?

55
0
Shares

Nga Artan Fuga

Shqipëria paguan gjithmonë çarjet dhe tensionet e politikës ndërkombëtare! Qysh nga dita e pavarësisë sepse nën Perandorinë Osmane historia është ndryshe.

I paguan Shqipëria sepse janë tre arsye themelore:

– Vendi i vogël
-Vend i ndodhur në vijat ndarëse të qytetërimeve dhe ndarjeve fetare të Globit
– Elitë e paaftë të ndërtojë një shkëmb të vetëm me qytetarët!

Ikën nga fryn era!

Rritja e tensioneve dhe rivaliteteve ndërkombëtare shfaqet në Shqipëri ose si rënie rregjimesh, ose si luftë civile, ose si çarje dhe copëzim politik, ose si mbyllje e rrugëve të saj përpara një muri që e bllokon, ose si kaos.

Shqipëria bën progres kur tensionet ndërkombëtare bien, sapo ato ringjallen Shqipëria e humbet rrugën.

Lufta e parë botërore e bëri arenë luftimesh.
Revolucioni bolshevik solli konfliktet mes Nolit dhe Mbretit!
Lufta e Dytë botërore i çoi nacionalistët drejt botës gjermanike dhe komunistët drejt botë sllave.
Beteja mes Titos dhe Stalinit e çoi Shqipërinë drejt ndeshjes te Konferenca e Tiranës.
Beteja midis Hrushovit dhe stalinistëve në BS dhe pastaj mes Kinës dhe Bashkimit Sovjetik e çoi Shqipërinë që t’i hante kokën nëpunësit, avokatit, ushtarakëve, fesë, familjes, pronës private, etj.
Prishja e murit të Berlinit solli rënien e rregjimit trotalitar.

Kurdoherë do të jetë e njejta logjikë. Shqipëria është funksion i drejtpërdrejtë i gjendjes ndërkombëtare!

Nuk ka stabilitet më vete, të qendrueshëm.

Pas viteve ’90 dhe sot mund t’a themi njëherë tjetër.

Por, këtej varet edhe përse nuk ka zgjedhje të rregullta, edhe përse nuk ka Gjykatë Kushtetuese, edhe përse nuk ka pushtet lokal të ligjshëm, edhe përse nuk i afrohet dot Bashkimit europian!

Histori që nuk e dinë të gjithë ku është thembra e Akilit!

Bëjnë folklor disa!

Sepse duhet parë ajo që e fsheh propaganda, duhet sapuni të mos hahet për djath, duhen analizuar jo vetëm deklarat, por parë dhe veprimet konkrete, njerëzit, si edhe shifrat.

Ka historianë që studjojnë historinë brenda vendit, ka historianë që studjojnë evoluimin e gjendjes ndërkombëtare. Por, mungojnë studjuesit që i kryqëzojnë organikisht të dyja këto të dhëna, që lipsen të jenë njëherësh edhe historianë, edhe specialistë të gjendjes ndërkombëtare, edhe sociologë, edhe të formuar në shkenca politike, etj. Por, ne i formojmë këto profile të ndara dhe pa lidhje me njeri tjetrin.

Prandaj mbetemi në padije.

Hajde zemrën e mirë!

Jemi mësuar të vimë rrotull!

Bukë e krypë e zemër!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY