LAJM I FUNDIT/Ndërron jetë këngëtarja e mirënjohur Nexhmije Pagarusha

LAJM I FUNDIT/Ndërron jetë këngëtarja e mirënjohur Nexhmije Pagarusha

167
0
Shares

Ka ndërruar jetë kengetarja e njohur kosovare Nexhmija Pagarusha.  Kengetarja ishte ne moshen 86-vjeçare. Lajmin e konfirmojne familjaret e saj.

Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, është e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.

Ajo asnjëherë nuk ka pranuar të këndoj diçka që i tejkalon vlerat tona e të lë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe, këtë më së miri e dëshmon anulimi i një koncerti në Maqedoni, ku i është kërkuar të këndoj në gjuhën serbe dhe zonja Nexhmije është larguar nga skena dhe nuk ka kënduar fare.

Nexhmie Pagarusha ka përfuduar shkollën e muzikës në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap.

1.Në vitet e rinisë Nexhmija ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoven, Verdit e shumë emra të mëdhenj

2. Ajo edhe sot konsiderohet si një grua shumë e saktë. Ajo, gjatë kohës sa ishte nëpër turne nuk është vonnuar kurrë, madje as në prova nuk është vonuar asnjëherë.

3.Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë

4.Kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj Rexho Mulliqi

5.Nexhmija është krahasuar me yjet më të mëdha botërore, sa sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko. Poashtu profesorët e shkollës së muzikës kanë thënë se është ofendim ta krahasojmë Nexhmijen me ndonjë emër tjetër, sepse zëri i saj është i rrallë.

6.Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.

7.Ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në Kosovë e Shqipëri pa dyshim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY