Kush jane dy mesuesit qe humben jeten ne Memaliaj

Kush jane dy mesuesit qe humben jeten ne Memaliaj

62
0
Shares

Aksidenti i rëndë qe ndodhi në Mogila të Vasjarit rreth 3 km nga Memaliaj sot rreth orës 14.30 i mori jetën 2 mësuesve që punonin në shkollat e fshatrave përreth, Loenard Sako dhe Ornida Hoxha.

Kane qene katër mësues që po ktheheshin në shtëpi pasi kishin mbaruar mësimin. 2 pasagjerët e tjerë kanë mundur të dalin nga mjeti tip Benz me targa TP0700B ku ata udhëtonin. Makina doli nga rruga duke përfunduar në kanalin kullues buzë rrugës.

Mësuesit, banues të qytetit Memaliaj, përshkonin këtë rrugë përditë prej disa vitesh pune si mësues. Drejtuesi i mjetit, mësuesi 43 vjeçar i frëngjishtes ishte, baba i tre fëmijëve të mitur, raportontop channel. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të këtij aksidenti që i mori jetën atij dhe mësueses 36 vjeçare,edhe ajo nënë e dy fëmijëve të vegjël.

Paraprakisht po hetohen dy shkaqe për aksidentin njëra mund të ketë qenë shpejtësia dhe tjetra ndonjë problem teknik i mjetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY