DETAJE/Operacion për kapjen e një hajduti, hyri me dhunë në një banesë...

DETAJE/Operacion për kapjen e një hajduti, hyri me dhunë në një banesë në Bathore gjatë natës

73
0
Shares

Policia ka zbardhur një vjedhje me dhune te ndodhur ne Bathore.  Policia njofton se ka arrestuar autorin e vjedhjes.

Gjenden dhe sekuestrohen bizhuteritë dhe lekët që autori vodhi në banesë. Ngjarja ndodhi mbremjen e djeshme, ku ne banesën e shtetasit H.H., kishte hyrë një person i maksuar dhe nën kërcënimin e thikës kishte vjedhur lekë dhe disa bizhuteri.

Në këtë kuadër u organizua operacioni policor i koduar “Bërzhita”, duke u finalizuar me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: A. M., 25 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Bathore, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Policia njofton se gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të sendeve të vjedhura nga autori në banesën e shtetasit H. H.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor, në ngarkim të shtetasit A. M., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 15 vjet burgim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY