DENONCIMI/”Turp! Miliona lekë për një portal për të reklamuar procesin e rindërtimit”

DENONCIMI/”Turp! Miliona lekë për një portal për të reklamuar procesin e rindërtimit”

48
0
Shares

Kreu i Forumit rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shenim në faqen e tij në fecebok ku ka quajtur skandal një vendim të qeverisë për të paguar një shumë prej 191 milionë lekësh vetëm për të ndërtuar një portal.

Sipas Këlliçit behet fjale për ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i cili ka kërkuar 191 milionë lekë nga buxheti për rindërtimin e shtëpive, që të hapë një portal për të pasqyruar procesin e rindërtimit.

Edhe paratë e rindërtimit të shtëpive duan t’i vjedhin! Kjo është një tradhëti ndaj gjithë atyre që humbën shtëpitë dhe mundin e një jete!

Më shumë për Edi Ramën vlen krijimi dhe mirëmbajtja e një portali, se sa ndërtimi i 4 shtëpiave ose riparimi i 10 shtëpiave të dëmtuara nga tërmeti.

I themi Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës se Shqipëria ka plot vajza e djem që kanë studiuar inxhinieri softuerike dhe shkenca kompjuterike, që do të kishin kërkuar 40 herë më pak për të njëjtin portal, ose do e kishin bërë falas… TURP”,-shkruan Këlliçi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY