Pezullohen 4 police ne Rinas, publikohen arsyet

Pezullohen 4 police ne Rinas, publikohen arsyet

95
0
Shares

Katër police u pezulluan nga detyra për shkak se tentuan të kalojnë në mënyrë të paligjshme një shtetase në Rinas.

Inicialet e policeve jane:

– L.S., me detyrë në DPPSH;

– M.B., me detyrë në DPPSH;

– Arta Mamani, në Komisariatin e Policisë Rinas;

– Aranit Dibra, në Komisariatin e Policisë Rinas.

“Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, duke dashur të mundësojnë kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në Aeroportin e Rinasit, të një shtetaseje shqiptare me pasaportë të falsifikuar” informoi sot ministria e Brendshme.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë, Tiranë

Pezullimi ndodh pas një hetimi pro-aktiv të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, në kuadër të një procedimi penal për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Vendimi i pezullimit u mor nga Gjykta e Tiranes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY