Mrekullia në familjen Mihali, bëhen me vajzë 3 vite pas vdekjes së...

Mrekullia në familjen Mihali, bëhen me vajzë 3 vite pas vdekjes së djalit të vetëm

241
0
Shares

Historia e te riut Marvi Mihali, sigurisht qe nuk harrohet lehte, sidomos me karvanin e veshtiresive qe prinderit e tij kane hequr per te vene ne vend drejtesine.

Pavllo dhe Fatmira Mihali kanë rigjetur serish forcën për të lënë sadopak pas dhembjen që u shkaktoi vrasja e djalit të tyre, Marvit për një karikues, dhe janë bërë prindër të një vajze.

Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Facebook, gazetari Bledi Mane, i cili shkruan se mësuesja e anglishtes Fatmira dhe bashkëshorti i saj Pavllo Mihali, kampioni i dikurshëm i atletikës, sot kanë arsye të mposhtin dhimbjen dhe të fillojnë të lumturohen gradualisht.

Postimi i plotë i gazetarit:

E mbani mend para tre vitesh, u kujtohet vrasja makabre për një karikues celulari e djaloshit 19 vjeçar Marvi Mihali në Tiranë?

Veç dhimbjes, veç humbjes, veç jetës së djalit të tyre të vetëm ndërperë padrejtësisht, prindërit e Marvit luftuan si heronj edhe me drejtësinë halabake dhe vampire shqiptare. Dy prindër intelektualë kurajozë, këmbëngulën duke i dhënë krimit dhe gjykatave shqiptare mësimin e merituar.

Megjithëse në moshë mbi 50 vjeç, mësuesja e anglishtes Fatmira dhe bashkëshorti i saj Pavllo Mihali, kampioni i dikurshëm i atletikës, sot kanë arsye të mposhtin dhimbjen dhe të fillojnë të lumturohen gradualisht. Ata sapo janë bërë prindër të një vajze duke na treguar të gjithëve se jeta ngrihet mbi plagët e vdekjes.

Vëllai më i ri në Tiranë Marvi Mihali tashmë nuk lëngon në varr nga plagët e vrasjes me thikë, ai gëzon se tashmë ka një motër të vogël të bukur e cila erdhi në jetë jo për hakmarrje por për të përcjellë dashuri në një vend të plagosur nga qytetarët e tij…

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY