Kokë ulur para Gjykatës, jepet vendimi për Lulzim Cukun që vrau gruan...

Kokë ulur para Gjykatës, jepet vendimi për Lulzim Cukun që vrau gruan në sy të fëmijëve

85
0
Shares

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e arrestit me burg për Lulzim Cukun, i cili vrau me thikë gruan e tij, Manjola Cuku, pak ditë më parë.

Meqë avokati që kishte kontaktuar nuk kishte shkuar gjykata i caktoi një avokat kryesisht.

Cuku akuzohet për vrasjen me paramendim të bashkëshortes së tij, e cila ishte dhe nënë e tre fëmijëve të mitur, të cilët janë terrorizuar nga ngjarja. Tre fëmijët kanë qenë ata që gjetën trupin e pajetë të nënës së tyre, të mbuluar nga gjaku.

Ndërkohë që Cuku është shfaqur i penduar për krimin që kishte kryer, mirëpo pretendonte se gjithçka kishte ndodhur për shkak të tradhtisë së të shoqes.

“Prej tre muajsh kemi nisur te debatojme. Kisha arsye se kisha gjetur gjera te cuditshme ne shtepi qe me benin te dyshoja se me tradhetonte. Vjehrri me tha qe shtepia eshte kthyer ne vend drogaxhinjsh, prandaj vendosa ta merrja me vete ne Greqi. Por ajo nuk pranoi”, ka thënë në sallën e gjyqit Lulëzim Cuku.

Manjola Cuku rezultonte me urdhër mbrojtje nga gjykata e Durrësit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY