EMRAT/Dy personat e tjerë që OFL kërkon deklarimin e pasurisë, një në...

EMRAT/Dy personat e tjerë që OFL kërkon deklarimin e pasurisë, një në Durrës dhe tjetri në Elbasan

99
0
Shares

Oficerët e Operacionit Forca e Ligjit, i kanë dërguar kërkesë për deklarim pasurie dy personave në Durrës dhe Elbasan, konkretisht Suel Çelaj nga Elbasani, i cili njihet si njeri i afër me dhëndërrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, dhe Plaurent Dervishajt, i cili njihet si kunati i Lulzim Berishës.

Në një dalje për mediat, zëdhënësja e OFL, Eljesa Breca tha se bëhet fjalë për shtetasit:

– Plaurent Dervishaj, me banim në Durrës, pasi rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.

– Suel Celaj me banim në Elbasan, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre”, tha zëdhënësja.

Pas vlerësimit nga ana e SPAK, do ti kërkohet Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY