DETAJE/Policia bie në gjurmët e tyre, 5 persona të arrestuar në Tiranë

DETAJE/Policia bie në gjurmët e tyre, 5 persona të arrestuar në Tiranë

114
0
Shares

Burime nga policia sqarojnë se gjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga 5 shtetas, si edhe u procedua në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

“Janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi S. P., 19., vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Andon Zako Çajupi”. Shërbimet e Komisariatit Nr. 2 gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 19 gr. lëndë të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 16 vjeçar, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”,-sqaron policia.

Punonjësit e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi O. K. tregtonte lëndë narkotike heroinë në zonën e Yzberishtit, në Tiranë dhe kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Shtetasi sapo ka parë punonjësit e policisë, ka gëlltitur disa qese ambalazhi, të cilat dyshohet se kanë qenë me lëndë narkotike të llojit heroinë.

Kontrolli ka vijuar edhe në banesën e 26-vjeçarit, ku Policia ka gjetur një përforcues metalik grushti dhe 12 tableta të dyshuara metadon.

“Gjithashtu, nga strukturat e DVP Tiranë janë ndaluar edhe 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, konkretisht: për veprën penale “Dhuna ne familje”; për veprën penale “Vjedhja”; dhe  për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”,-sqaron policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY