”Porosia erdhi nga lart”, Basha flet për situatën në konvikt: Ata që...

”Porosia erdhi nga lart”, Basha flet për situatën në konvikt: Ata që merren me kërcënime të rishqyrtojnë taktikat

116
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar serish lidhur me takimin e tij te fundit me disa studente ne konviktet e QS, e cila u keqinterpretua nga  Bashkia Tirane dhe u perdor si sulm per opoziten.

Basha dhe njehere ka sqaruar se qenë për të takuar disa studentë që jetojnë në konviktet në Tiranë një natë më parë. Ngjarjet e mbrëmshme, Basha i cileson si një pasqyrë e qartë e realitetit me të cilën përballet Shqipëria.

Mbrëmë isha ftuar nga disa studentë për të parë si jetojnë dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Studentët tanë janë e ardhmja e këtij vendi, shqetësimet e tyre janë shqetësimet tona. Kjo është rruga që kemi zgjedhur ne. Rruga e të dëgjuarit, rruga e përfaqësimit të vërtetë të të gjithë shqiptarëve.

Kur mbërritëm në godinë u takuam me një punonjëse të konviktit, e cila na kërkoi të largoheshim. Kjo porosi erdhi nga lart.Kjo në fakt është rruga tjetër. Rruga e frikësimit dhe kërcënimit të njerëzve për t’ju mbyllur gojën dhe për ti mbajtur të nënshtruar e nën kontroll.

Për mua politikanët duhet të jenë shërbëtor të popullit, jo e kundërta. Prandaj nuk do të lejoj askënd që të më pengojë të dëgjoj problemet e bashkëqyetarëve të mi dhe të përpiqem t’i ndihmoj ata. Kjo është arsyeja pse u bëra pjesë e jetës publike.

Ju bëj thirrje atyre që kanë zgjedhur rrugën e kërcënimeve dhe intimidimeve që ti vënë gishtin kokës. Askush dhe asgjë nuk do ti ndalë njerëzit që të dëgjohen dhe ta thonë fjalën e tyre”,-shprehet Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY