Masakroi gruan me thikë në Durrës, motra e viktimës tregon detaje nga...

Masakroi gruan me thikë në Durrës, motra e viktimës tregon detaje nga çifti: Do marrim hak deri në 7 persona

373
0
Shares

Te gjithe na kujtohet ngjarja e rende qe ndodhi ne Durres, ku gruaja u masakrua me thike nga burri i saj, ngjarje e cila ndodhi ne sy te tre femijeve te mitur.

Lulzim Cuku, 45-vjeç, u arratis për 16 orë nga vendi i ngjarjes, derisa u dorëzua ne polici, duke treguar se është penduar shumë për krimin e rende.

Teksa mediat aluduan për lidhje jashtë martesore të të ndjerës me persona të tjerë, për JOQ.al ka reaguar ditën e sotme motra e viktimës. Ajo flet me tone të ashpra, teksa bën me dije se kjo është një plagë shumë e madhe për ta. E motra kërkon që të respektohet trauma që fëmijët dhe gjithë familjarët po kalojnë.

Gruaja shkruan:

”Une qe po ju shkruaj jam motra e se ndjeres: Manjola Cuku(Lika) e cila mbremjes e se dieles u vra nga bashkeshorti i saj. Duke qene se ne kemi 1 dhimbje, 1 plage e cila po na vret te gjitheve, duhet te lexojme portalet e degjojme emisionet qe flasin per tragjedine tone, ne vend qe te na lene te qajme motren edhe te mendojme per “TRAUMEN” qe kane pesuar femijet edhe si tu vijme ne ndihme atyre ta kalojn kete gjendje, degjojme derdellitje te pakuptimta edhe “balte” mbi motren tone te ndjere”.

Në vijim ajo jep detaje në lidhje me problemet familjare që Manjola ka pasur, në veçanti me dy vëllezërit e bashkëshortit, Dashamir e Fatos Cuku.

”Po ju spjegoj vetem disa detaje te vogla( pjesa tjeter do shqyrtohet me prokurorine). Manjola ka pasur disa debate ne lidhje me shtepine me kuneterit e saj, 2 vellezerit e Lulzimit, Dashamir Cuku, Fatos Cuku. Dashamiri jetonte ne peshkopi edhe donte qe bashke me familjen te rrinte ne shtepine e Manjoles derisa te mbaronte shkollimin e femijeve qe mos paguante qera. Nderkohe Manjoles i thoshte “Ju shkoni ne Greqi”, por kjo s’ka pranuar.

Pas kesaj, Dashamiri me force i ka marre dokumentat e shtepise edhe i ka fikur internetin. Ne nentor te 2019 kthehet Lulzimi edhe nisen konfliktet, ku vellezerit i thonin qe ka dashnor ndaj nuk vjen. Po si mundet kunati te nderhyje ne ceshtje familjare edhe te marre shtepine e tyre, ku me mund e sakrifice donin te ndertonin nje familje te shendetshme? Pas kesaj, ne Janar 2020, ne sy te femijeve ne grindje e siper, Lulzimi qellon me thike ne doren e djathte Manjolen, ku vajza e madhe e ka ndaluar qe mos perfundonte ne tragjedi.

Menjehere pas kesaj ne familjaret shkojme te marrim Manjolen edhe femijet. Pas kesaj beme edhe denoncim ne polici edhe kerkuam URDHER MBROJTJE. Pas disa ditesh qendrimi tek prinderit e saj Manjolen e telefonte i shoqi duke i kerkuar te rikthehet. Manjola duke menduar per te ardhmen e femijeve dhe familjen e bashkuar rikthehet, sado qe ne kemi kundershtuar sepse mund ta perseriste serish ate veprim. Dua ti them asaj gazetares ” Me zemer te hapur” e cila foli ne Opinion: Zonje e nderuar Manjola kishte urdher mbrojtje edhe nuk bente pjese ne ate familje qe martohen me mbleseri qe 16 vjec ku me pas familja nuk e pranon per shkak te opinionit, por perkundrazi. Familja e mbeshteti ne cdo aspekt, pavarsisht se vendimi i saj ishte ndryshe, sepse smund ta mendonte askush te tille perfundim..”

Gruaja përfundon kështu rrëfimin e saj për këtë ngjarje tepër të rëndë:

“Dora e atij “Mostre” u thafte deri ne rreze. Ai fyt ju prefte, sic ja preu motres time, sepse kishte frike se do ngelte pa shtepi pas urdherit qe mori. Vellai i tij, Dashamir Cuku, eshte bashkepunetor ne vrasje sepse jane gjetur gjurmet e kembeve plot gjak te te dyve. Ai pasi policia u largua per ne morg, pse duhet ta lante shtepine nga gjaku bashke me nusen e tij Roneten????? Ne do i shkojme deri ne fund kesaj tragjedie.

Nese shteti, drejtesia nuk vendos gje, gjaku i motres time do lahet deri ne 7 persona. Dua ti them Familjes Cuku: Ajo shtepi ku Manjola ime ka punuar ne parukeri edhe Lulzimi ne kurbet, te cilet as femijet e tyre nuk i kenaqen duke shkuar me pushime diku, ku ajo ka qendruar si roje ne ate shtepi plot nder duke i rritur ata femije bashke me ndihmen e prinderve te saj me ushqime edhe veshmbathje. Ata KURRE nuk do mund ta marrin ate shtepi. Ajo eshte e femijeve edhe e asaj qe la shpirtin aty. Nese burgu nuk do e kalbe Lulzimin bashke me Dashamirin , do ju kalbe toka sepse ne nuk do rrime duar kryq. Mos e paci piken e hajrin o felliqesira te ndryre....”

*Marre me shkeputje nga JOQ

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY