Gazetari i kujton Rames, RENEA-n: Te shpetoi prapanicen ndersa tani i anashkalove

Gazetari i kujton Rames, RENEA-n: Te shpetoi prapanicen ndersa tani i anashkalove

106
0
Shares

Nga Artan Hoxha

Ndërsa operacioni OFL ka hyrë në ditën e tretë, njësia speciale vazhdon të “realizojë me sukses” detyrën e shpërndarjes së postës për formularin anti-KÇK, në resortet e braktisura ose banesat përdhese në rrethinat e Shkodrës. Në pritje për të parë se çfarë shkëlqimi kanë prangat e njësisë OFL në duart e ndonjë BOS-i në kërkim, u hodha një vrap deri te ai Reparti që AY lart e ka harruar, por që të gjithë ne ia dimë emrin, e padiskutim, ATA bosat e vërtetë ia njohin dhe krismën.

Me djemtë e RENEA-s që nuk i kanë uniformat aq me gusto dhe të bukura sa ato të OFL-së, madje si e shihni i kanë dhe të dala boje. As me ato syzet e bukura firmato nuk i kanë pajisur. Kam 25 vite që i ndjek cep më cep dhe shkrep më shkrep të këtij vendi, dhe kurrë se kam marrë vesh kë kanë zëdhënës, pale pastaj t’u venë në dispozicion ndonjë bionde.

Respekt dhe nderim për këta djem që i kanë ofruar siguri këtij vendi, duke rrezikuar jetët e tyre. Tashmë të gjithë e dinë se kush ka ngritur armën drejt tyre, ka puthur dheun. Në memorialin e heronjve të policise dhe në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”, ata kanë heronjtë e dëshmorët e tyre, shokët e vet të armëve.

A e shikoni se sa kohë po shpenzon dhe sa shumë po lodhet KÇK-ja (Pushtetarë, politikanë, gjyqtarë, prokurorë etj) për të liruar e boshatisur qelitë e burgjeve nga bosët e krimit, që janë arrestuar po prej këtyre djemve me simbolin RENEA.

Dhe prapë nuk ia kanë dalë dot t’i lirojnë të gjithë! Dhe sa për kujtesë, ai kompleksi në Shijak ku OFL xhiroi serinë e parë të operacionit luksoz, ishte kontrolluar, bastisur dhe të zotët ishin arrestuar gati një javë më paëe prej RENEA-s.

Thjeshtë ata të RENEA-s nuk kanë mbulim të mirë mediatik, nuk kanë veshje elegante dhe nuk pozicionohen aq bukur taktikisht sa këta të OFL-së që i ka marrë në patronazh I MADHI. Ende nuk e kam parë rezultatin e marrjes në vijë-shënimi të këtyre të rinjve, por e di se kur RENEA të merr në vijë-shënimi… më mirë ngri duart lart edhe dorëzohu, ndryshe të puth halla në ballë…

Dhe e fundit.
Nuk e kuptoj, kur ke një repart me histori 40-vjeçare, djem që kanë më shumë se dy dekada eksperiencë, që u ka fishkëllyer plumbi i krimit në rreze të veshit prej vërteti, jo me gjasmë si te “Daja” i “I love TROPOJA”.

Djem që para se të linin 4 dëshmorët e vet, i kanë shkaktuar me dhjetëra “dëshmorë” krimit. Nuk e shpjegoj dot pse shkon e krijon një repart të ri me qindra milionë lekë harxhe për improvizime alla Top Story e show mediatik, dhe i braktis ata ujqërit profesionistë që të kanë shpëtuar nga halli sa herë të është rrezikuar prapanica, duke i lënë të shëtisin vërdallë me duar në xhepa nëpër repart…

Me foto:


Me çunat e RENEA-s në një bisedë taktike duke zbërthyer skenarin brilant të OFL-së, për të nxjerrë “mësime” dhe për të korrigjuar “gabimet” në operacionin e ardhshëm KKÇ “Kush ma ka çakmakun”…
Ndjesë për maskat, nuk e kemi bërë për efekt mediatik, por në zbatim të urdhrit të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, që asnjë nga punonjësit e policisë (përveç asaj biondes) të mos kontaktojë me gazetarët….

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY