DOKUMENTI/Zbardhet vërtetimi i pasurisë së Lulzim Berishës, Kadastra: Nuk ka asnjë pronë

DOKUMENTI/Zbardhet vërtetimi i pasurisë së Lulzim Berishës, Kadastra: Nuk ka asnjë pronë

126
0
Shares

Publikohet vërtetimi i pasurisë së Lulzim Berishës, i njohur si ish kreu i ‘Bandës së Durrësit’, i cili po i nënshtrohet verifikimit nga ana e Operacionit të Forcës së Ligjit, pasi dyshohet se ka krijuar pasuri përmes veprimtarive kriminale.

Pasi dorëzoi formularin e OFL, pranë Drejtorisë së Policisë, Lulzim Berisha është pajisur sot me një vërtetim nga Kadastra, ku thuhej se ai nuk ka asnjë pronë në emër të tij. Në përgjigjen zyrtare që mban datën e sotme, sqarohet se në emër të Berishës nuk figuron asnjë pronë e regjistruar.

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi dje një formular për deklarimin e pasurisë Berishës brenda 48 orëve, i cili u lirua në vitin 2016 me kusht.

Ai ishte dënuar fillimisht me burg përjetë e më pas me 25 vite. I kishin mbetur vetëm 5 vite dënim për të kryer, kur u lirua nga burgu më 5 dhjetor 2016 pas një procesi të gjatë padish e kërkesash që avokatët e tij bënë në gjykata. Gjykata i dha lirinë duke e vendosur atë në periudhë prove me kusht që për 5 vjet të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakt me Shërbimin e Provës Durrës. BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY