DETAJE/Kapet ‘hajduti’ në Tiranë, lista e sendeve që vidhte në vende të...

DETAJE/Kapet ‘hajduti’ në Tiranë, lista e sendeve që vidhte në vende të ndryshme

90
0
Shares

Policia ka arrestuar një 38-vjeçar, të dyshuar për një sërë vjedhjesh. Burime zyrtare tregojne se jane sekuestruar dhe një pjesë e sendeve të vjedhura.

Policia ka bere arrestimin në flagrancë të shtetasit: D. B., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë, gjatë natës, nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të hapë dyert e disa mjeteve të parkuara në zonën e Unazës e Re. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:

Më datë 10.03.2019, në një mjet ka vjedhur një çantë dore me një sasi lekesh dhe sende personale.

– Më datë 18.07.2019, në një automjet ka vjedhur një portofol me 45.000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet që dyshohet se i ka vjedhur, disa ora, parfume, syze të ndryshme, portofola, çanta dore.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja e mbetur në tentativë”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY