“Një fuoristradë po më ndiqte nga Devolli”, zbardhet dëshmia e 27-vjeçarit që...

“Një fuoristradë po më ndiqte nga Devolli”, zbardhet dëshmia e 27-vjeçarit që shmangu postblloqet dhe shkaktoi aksidentin

111
0
Shares

Almiron Shehu është rrëfyer para hetuesve në lidhje me ngjarjen e sotme ku duke ikur nga ndjekja që po o bënte policia ka shkaktuar aksident duke mbetur për pasojë të plagosur 5 persona, mes të cilëve edhe një efektiv policie.

27-vjeçari ka deklaruar se “një fuoristradë më është vënë nga pas që në Devoll dhe u detyrova të largohem me shpejtësi. Kam ecur me shpejtësi dhe nuk kam ndaluar në asnjë postbllok të Policisë”.

Policia është duke verifikuar deklaratën e 27-vjeçarit, i cili shkaktoi aksidentin ku mbetën të plagosur 5 persona

Ndërkohë efektivi i Policisë, Eugen Abdurrazaku që mbeti i plagosur në aksident është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY