MOTI/ Nis furtuna ne det, ne zonat malore do bie bore

MOTI/ Nis furtuna ne det, ne zonat malore do bie bore

341
0
Shares

Pas disa diteve pranverore kane nisur te shtohen vranësirat dhe nje ere e ftohte ne te gjithe vendin.

Duke nisur nga orët e pasdites priten reshje shiu me itensitet të ulët, dhe me kalimin e orëve shtim të itensitetit mesatar e lokalisht deri të lartë (këto të fundit përgjatë orëve 23:00-03:00), sipas sinoptikaneve.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak per shkak të masave ajrore me origjinë polare në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes duke nisur nga orët e mëngjesit të së Mërkurës reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje dëbore. Reshjet e dëborës në këto zona do të jenë të dendura. Gjithashtu reshjet e dëborës pritet të shtrihen deri në lartësitë kodrinore 500-600metër.

Problematike do të jetë era e cila me kalimin e orëve (kryesisht ato të mbrëmjes dhe ato të mëngjesit të ditës së nesërme) do të fryjë intensive dhe shpejtësi mesatare 5-15m/s por përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo pritet të arrijë shpejtësi deri në 25-30m/s!!!

Për ditën e Mërkurë moti përgjatë ultësirës perëndimore parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare. Në relievet malore moti do të jetë i vranët shoqëruar me reshje dëbore të herëpashershme të dobta dhe mesatare. Temperaturat parashikohen në vlerat minimale nga -3ºC në zonat malore deri në 6ºC në ato bregdetare ndërsa në vlerat e mesditës pritet rënie e ndjeshme nga 2ºC në zonat malore deri në jo më shumë se 12ºC në ato të ulta e bregdetare.

Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për datat 04, 05 dhe 06 janar 2020 nga ora 15:00 deri ne oren 22:00 ne portin dhe gjiun e Vlores, deti dhe era do te jete JUG JUG PERENDIM 5-6bft dhe ne det te hapur do te jete deti dhe era do te jene JUG-JUGPERENDIM 7-8bft.

Ne daten 05.02.2020 ne oret e para te mengjesit do kete nje ndryshim ku deti dhe era do te jene ne drejtimin VERI-PERENDIM forca 7-8bft, e cila do te vazhdoje me kete drejtim dhe kete force deri ne daten 06.02.2020 ne oret e para te dites.
Permisimi i kushteve hidrometeorologjike priten te jene ne oren 20:00 te dates 06.02.2020.

Ne daten 04.02.2020 ora 15:00 deri ne daten 06.02.2020 ne oren 20:00 do te behet pezullimi i mjeteve te vogla lundruese dhe te peshkimit.Per mjetet e lundrimit nderkombetar do te kete pezullim vetem ne daten 05.02.2020.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY