“Mjalti i bardhe”, arrestime shqiptaresh ne Itali per narkotike dhe prostitucion

“Mjalti i bardhe”, arrestime shqiptaresh ne Itali per narkotike dhe prostitucion

207
0
Shares

Policia italiane goditi një bandë të trafikut të kokainës, duke arrestuar gjithsej 11 persona, 4 prej të cilëve janë shqiptarë.

Nder emrat e arrestuar jane edhe Konstant Racholli dhe Elvis Drunka. Identitetet e personave të tjerë të arrestuar nuk bëhen me dije. Operacioni është zhvilluar në La Spezia, ku banda kriminale përdorte bletarinë për të mbuluar aktivitetin kriminal të trafikut të kokainës, por edhe atë të prostitucionit.

Policisë i është dashur të hyjë edhe në koshere bletësh, që të mund të sekuestrojë drogë. Në kuadër të operacionit “Mjalti i Bardhë”, policia italiane sekuestroi 1.5 kg heroinë dhe kokainë me cilësi të pastër. Lënda narkotike ishte e fshehur pranë koshereve të bletëve.

Dy shqiptarë, pjesë e bandës, ja\në arrestuar më herët, teksa transportonin lëndë narkotike nga Belgjika në drejtim të Italisë. Mediat italiane thonë se kjo bandë nuk kryente vetëm trafik droge, por edhe shfrytëzim të prostitucionit, kryesisht me vajza të reja nga Lindja e Europës. Grupit i janë sekuestruar 15 mijë euro, të dyshuara se kanë ardhur nga aktiviteti kriminal i shfrytëzimit të prostitucionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY