“Ligji antiKÇK”/Rama sulmon kritikët: Parazitët që jetojnë me llafe, ligji është frymëzuar...

“Ligji antiKÇK”/Rama sulmon kritikët: Parazitët që jetojnë me llafe, ligji është frymëzuar nga dashuria për vendin

51
0
Shares

Pavarësisht se shumë juristë e kanë quajtur ligjin anti-KCK si nje akt normativ në shkelje të Kushtetutës dhe të drejtës së pronës, kreu i qeverisë diten e sotme ka gjetur rastin që të sulmojë sot analistët, që sipas tij ushqehen prej krimit.

Po ashtu, Rama sulmoi dhe partinë Demokratike, duke thënë se nuk ka ndërmend ta luftojë krimin, madje do ta përdorë atë për të ardhur në pushtet.

Postimi i Ramës:

Jo vetëm PD po edhe plot të ashtuquajtur analistë e komentatorë po i kundërvihen antiKÇK-së, në një përçartje kolektive brenda kutisë së televizorit! Sepse për ta krimi është ushqimi i politikës e audiencave së tyre kundër qeverisë dhe mes krimit e qeverisë ata zgjedhin krimin. 

Ligji Special është frymëzuar nga dashuria për këtë vend dhe vullneti i hekurt për të shkatërruar burimet financiare të krimit, duke marrë shembull nga historitë e suksesit të vendeve si Italia e Britania e Madhe që me ligjet speciale goditën në zemër mafian apo terrorizmin.

Koha do të provojë përsëri edhe njëherë se dashuria për vendin, vullneti për ta bërë shtet modern Shqipërinë, vendosmëria për t’i rënë me kokë mureve të vjetra, do të fitojnë mbi hipokritët, dembelët e parazitët që jetojnë me llafe, gënjeshtra e broçkulla duke helmuar shqiptarët!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY