Ishte në ndjekjen e policisë, makina godet postobllokun në Elbasan, mes të...

Ishte në ndjekjen e policisë, makina godet postobllokun në Elbasan, mes të plagosurëve dhe efektivë

60
0
Shares

Një aksident masiv ka ndodhur në Elbasan mëngjesin e sotëm ku janë përfshirë disa makina. Sipas të dhënave paraprake, tre automjete janë përfshirë në aksident dhe ka disa të plagosur, mes tyre dhe një efektiv policie.

Burime bëjnë me dije se një makinë, e cila ka qenë në ndjekje nga ana e policisë, ka përplasur postobllokun e vendosur në zonën e Krastës.

Në aksident është përfshirë dhe një autoshkollë, e cila dyshohet se ka qenë rastësisht aty dhe nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

Dyshohet se në këtë ngjarje me prapavijë kriminale, të ketë qenë dhe një mjet tjetër i përfshirë, që është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Pikërisht ky mjet dyshohet të ketë plagosur dhe punonjësin e policisë.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY