EMRI/”Vrasje, grabitje dhe drogë në Greqi”, kapet vlonjati i shumëkërkuar në Shqipëri

EMRI/”Vrasje, grabitje dhe drogë në Greqi”, kapet vlonjati i shumëkërkuar në Shqipëri

169
0
Shares

Një 47-vjeçar nga Vlora është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale në shtetin grek.

Në kuadër të operacionit të koduar “Bianco”, në pranga u vu shtetasi Bardhosh Mino (Lytaj).

Policia thotë se “ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Shtator të vitit 2019, pasi Prokuroria Vlorë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal nr.196, datë 06.08.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbështetur edhe nga të dhënat e dërguara nga shteti Grek, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale:

“Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, “Grabitje në bashkëpunim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i paligjshëm i armës”, “Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike”, dhe “Falsifikim”, të parashikuara sipas kodit Penal të shtetit Grek”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY