‘Dita botërore e kancerit’/Ish-deputeti: Shëndetësia jonë “Sëmuri i Madh”, Shqipëria nuk ka...

‘Dita botërore e kancerit’/Ish-deputeti: Shëndetësia jonë “Sëmuri i Madh”, Shqipëria nuk ka regjistra të tumorëve

44
0
Shares

Në diten boterore te kancerit, ish-deputeti Tritan Shehu shprehet se shendetesia eshte i semuri me i madh vetë.

Sipas asaj qe ish-deputeti thekson, Shqipëria nuk ka nje regjister themeltar te tumoreve, ndersa nga ana tjeter sipas tij, Shqiperia harxhon miliona euro per check-up abuziv e PPP të tjera.

Ish-deputeti ndalet dhe tek borxhi publik, i cili sipas tij per kemioterapine konvencionale eshte vetem gjysma e atij qe duhet per popullsinë.

Sot ne Diten Boterore te Kancerit, shendetesia jone i “Semuri i Madh”! Lufta komplekse me tumoret e kancerin evidenton te gjitha ”semundjet” madhore qe ka sistemi i yne shendetesor, duke u radhitur i fundit ne Europe “Per kujdesin ndaj pacientit”.Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe, qe nuk ka ”Regjister Themeltar te Tumoreve”, gje qe vjen nga pa mundesite gjigande te saj, duke krijuar pasoja katastrofale ne suksesin e perballjes me kancerin.

Ne nuk kemi asnje protokoll te detyrueshem e te aplikueshem ne nivel vendi per depistimin e tumoreve, ndersa harxhojme dhjetra miliona euro ne vit per Check-up abuziv e PPP te tjera pa rentabilitet.Buxheti publik per kemioterapine konvencionale eshte vetem gjysma e atij qe duhet per popullesine tone, pa folur ketu per ate te personalizuar.
Nevojat e rezatimit me akselerator linear mund te mbulohen nga sektori publik vetem per reth 50% te atyre te vendit.

Ne Shqiperi nuk ekziston asnje mundesi per trapiantin e palces se kockes dhe per ate te organeve ne onkologji.Kujdesi paliativ pothuajse eshte inekzistent ne nivel vendi, perjashto dicka krejt te pa mjaftueshme ne Tirane, Durres, Korce. Mortaliteti nga tumoret tek ne, qe eshte mbi dy here me i larte se mezatarja Europiane, vjen se perballja jone me ata mbart edhe te gjitha deshtimet e tjera te Sistemit tone Shendetesor sic eshte varferia ekstreme, mjeket ne zhdukje, numri i shtreteve 2,5 here nen mezataren europiane, mungesa e specialiteteve e specialisteve vecanerisht ne periferi”,-shprehet Shehu.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY