ITALI/ Arrestohet vajza shqiptare qe vidhte diamante dhe canta

ITALI/ Arrestohet vajza shqiptare qe vidhte diamante dhe canta

219
0
Shares

Tre shqiptarë perfunduan në prangat e policisë për shkak se ishin kthyer në “makth” duke vjedhur në provincat e Pizës dhe Luçës.

Mediat italiane raportojnë se një prej të arrestuarve është vajzë, e cila ishte e përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Ata akuzohen për grabitje të shumta të kryera në Itali, ku “kulmi” ka qenë gjatë festave të fundvitit. Forcat e policisë ushtruan kontrolle në banesën e tyre dhe arritën të gjejnë sendet me vlerë që kishin grabitur.

Midis sendeve kishte edhe orë të shtrenjta Rolex, Sector, Cartier, bizhuteri, gurë të çmuar diamanti, smeraldi e rubini si edhe çanta të shtrenjta të firmave luksoze Guçi, Prada, Fendi. Në shtëpinë e tyre u gjet edhe 1 kg kokainë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY