Qeveria kerkon kredine me te madhe te marre ndonjehere, 700 milione dollare....

Qeveria kerkon kredine me te madhe te marre ndonjehere, 700 milione dollare. BB te mbaje doren

49
0
Shares

Qeveria shqiptare ka dorëzuar pranë Bankës Botërore një projekt lidhur me programin Kombëtar të furnizimit me ujë dhe kanalizimet duke kërkuar financim në vlerën 725 milionë dollarë, sipas monitor.

Kjo është shuma më e madhe që vendi ynë kërkon pranë një institucioni financiar ndërkombëtar viteve të fundit pas mbështetjes që ka marrë në disa sektorë si energjia, infrastruktura, turizmi dhe menaxhimi urban.

Marrja e kredise perben problem pasi qeveria Rama eshte e njohur per keqmenaxhimin e parave publike dhe shpenzimin e tyre ne projekte jovisibel.

Qeveria ka argumentuar se ky projekt synon që të ofrojë një shërbim më të mirë për qytetarët si dhe marrjen e masave në mënyrë që uji i pijshëm të jetë i aksesueshëm për të gjithë.

Përmbledhja konceptuale e projektit që është në fazën e tij fillestare sqaron se projekti do të ndihmojë autoritetet që të ndërtojnë një qasje të re për ndërmarrje më të qëndrueshme financiarisht.

Institucioni që ka paraqitur projektin është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndërkohë që data më e afërt e mbledhjes së bordit të bankës vlerësohet 9 marsi 2020. Objektivi përshkruhet si forcimi i kuadrit të politikave dhe kapaciteteve institucionale për të përmirësuar aksesin dhënien e shërbimit dhe qëndrueshmërinë financiare të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve.

Prezantimi i projektit sjell në vëmendje strategjinë për sektorin për vitet 2020-2030 që tashmë ministria e ka nxjerrë për konsultim dhe ende mbetet të kalojë hallkat  e nevojshme të miratimit. Strategjia vlerëson se ka nevojë për investime të mëdha në sektor që kapin vlerën 1.5 miliardë euro.

Në të njëjtin dokument qeveria parashikon rritje të tarifave të ujit edhe me 75 për qind për të përballuar shpenzimet që do të kërkojë zbatimi i strategjisë. Kjo rritje sipas qeverisë është e mundur pasi është e përballueshme dhe shpenzimet e familjeve për ujin janë nën pragun 5 për qind, dhe saktësisht 2.2 për qind.

“Strategjia Kombëtare e Sektorit UK përfshin gjithashtu përmirësime në vendosjen e tarifave në përputhje me parimet e mëposhtme:  Nivelin e mbulimit të kostove nga tarifat; tarifa që bazohen në kosto;  politikat tarifore dhe përcaktimi i tarifave do të sigurojnë që shërbimet UK të jenë të përballueshme në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, ku thuhet se tarifat duhet të jenë të përballueshme duke pasur parasysh që fatura ujit dhe kanalizimeve duhet të jetë jo më shumë se 5 për qind e të ardhurave familjare për familjet me të ardhurat më të ulta” thuhet në dokument” saktëson dokumenti i qeverisë. /monitor. al; /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY