Ish-ministri: Vdiq republika kushtetuese shqiptare

Ish-ministri: Vdiq republika kushtetuese shqiptare

46
0
Shares

Nga Ylli Manjani

Nuk e di përse mu kujtua deklarata e Gramoz Ruçit ditën e votimeve moniste lokale. Ai tha në tekst “… Nuk ka burrë nëne të shpallë diktaturën..”

Sot,me VKM, qeveria ka vendosur të nxjerrë nga funksioni Kushtetutën dhe ligjet e miratuara nga Parlamenti. Pra kanë miratuar një akt normativ me fuqinë e ligjit që vendos rregulla të reja, të ndryshme nga ato që shkruajnë ligjet në fuqi.

Me një vendim, me shumë gjasë pa votim si gjithnjë, qeveria ngarkon Policinë e Shtetit me funksione që Kushtetuta dhe ligjet ja kanë dhënë pushtetit të pavarur të drejtësisë.

Një tufë ministrash, vartës të Kryeministrit, pa asnjë nevojë dhe urgjencë sipas Kushtetutës, i kanë dhënë vetes të drejtën të ndryshojnë parime të shenjta të procedimit penal. Parime të cilat janë sanksioonuar në Kushtetutë e ligjet e miratuara nga jo më pak se 3/5 e votave në parlament dhe,që garantojnë të drejtat kushtetuese të shtetasve të këtij shteti.

Nuk e çuan as formalisht për miratim si projekt ligj në Parlamentin, të cilin e zotërojnë plotësisht. Përkundrazi e bënë ligj me fuqi të menjëhershme duke e anashkaluar hierarkinë dhe detyrat e ndara kushtetuese.

Më një VKM i futën një shkelm të rëndë reformës në drejtësi, ligjet e së cilës megjithse problematike ishin të miratuara rregullisht me shumicë të cilësuar parlamentare.

Me një VKM vendosen menjëherë nën zap, gjykatës, prokurorë e të tjerë “të pabindur” që nuk ndjekin urdhërat e qeverisë.

Me një VKM u bashkuan formalisht të tre pushtetet e ndara në një dorë të vetme.

Me të njëjtën VKM i uruan “mirseardhjen” edhe të shumëpriturës ambasadore të SHBA, si për t’i kujtuar se nuk para e qethin për reformën e as për sundimin e ligjit.

Unë nuk kisha e as kam asnjë iluzion, por desha të sjell në vemendje deklaratën e Gramozit, përfaqësuesit më të lartë të pushtetit politik në vend!

Paska pra “bir dhe burrë nëne” që mund të bëjë çtë dojë me vendin e vet. Me kushtetutën, shtetin e popullin.

Ajo që skuptoj dot është se përse nuk flet më Gramozi, Kryetar i Parlamentit. Vendit ku bëhen ligjet dhe zgjidhet qeveria.

Të rrojmë e ka kujtojmë Republikën Kushtetuese të Shqipërisë!

Që sot e kemi Republikë të KÇK.

Ah edhe një gjë. Anti-shpifja ishte një ligj demokratik krahasuar me VKM për KÇK. Por këtë të fundit Venecia nuk do arrijë as ta lexojë jo më të shprehet…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY