Opozita, deklarate kunder ndertimeve pa leje ne kullen qe po hedh katet...

Opozita, deklarate kunder ndertimeve pa leje ne kullen qe po hedh katet shtese

78
0
Shares

Ish deputetja e PD, Oriola Pampuri kerkoi sot qe Edi Rama ta nisë ndëshkimin për ndërtimet nga Erion Veliaj, Sadri Abazi, Tom Doshi, Jurgis Çyrbja, Vladimir Kosta.

Pampuri e beri deklaraten e saj te sky tower ne bllok ku ish deputeti Vladimir Kosta po shton dy kate te reja ne ndertesen me te madhe te zones.

Deklarata e Pampurit:

Në qendër të Tiranës, në këtë ndërtesë, po ndërtohet një shtesë në kat të fundit. As më pak e as më shumë është shtesa, të cilën po e ndërton vetë miku i tij, ish-deputeti i Partisë Socialiste.

Edi Rama sot deklaroi që do të ketë ndëshkim për të gjithë ata ndërtues të cilët ndërtojnë shtesa pa leje. Por së pari le ta nisë ndëshkimin me ata të cilët japin lejet e ndërtimit, nga ata të cilët lejojnë këtë katrahurë që ka ndodhur në Tiranë.

Këtë katrahurë në Tiranë e ka sjellë Edi Rama për 11 vjet kryetar Bashkie dhe tani, pasuesi i tij Erjon Veliaj, të cilët japin lejet e shkatërrimit që kanë bërë të mundur betonizimin e Tiranës.

Edi Rama për 11 vite kryetar Bashkie, sipas raportit të OSBE-së, vuri 200 milionë euro, Erjon Veliaj është ai i cili ka dhënë lejen e ndërtimit të kësaj shtese, mbi këtë pallat dhe Edi Rama nga foltorja e parlamentit deklaroi sot se do të ketë ndëshkim për të gjithë ata ndërtues që japin leje për shtesat e pallateve. Le ta nisë nga kjo shtesë që është dhënë këtu, i është dhënë klientit të tij, ish-deputetit, mikut të tij.

Edi Rama punon me dy standarde nga njëra anë kërkon të ndëshkojë ata të cilët janë qytetarë të thjeshtë, ndërtues të cilët nuk kanë lidhje me të, dhe nga ana tjetër mban dhe mbështet ndërgtuesit që janë klientët e tij, ata me të cilët ndan paratë dhe mbështetës të tij.

Edi Rama le ta nisë ndëshkimin nga Sadri Abazi, le ta nisë ndëshkimin nga Tom Doshi, bnga Jurgis Çyrbja, le ta nisë ndëshkimin nga miqtë, ish-deputetët, deputetët e tij dhe nga oligarkët me të cilët ndan paratë nga mëngjesi në darkë.

Ftoj Edi Ramën dhe zyrtarët e korruptuar të policisë bashkiake, të ALUIZNI-t, së bashku me shkatërruesin e Tiranës Erjon Veliaj, bashkë me Edi Ramën shkatërruesin e Tiranës si kryetar Bashkie i cili betonizoi Tiranën, ta nisin këtu ndëshkimin, nga kjo shtesë, e cila sot vijon punimet në mes të ditës.

Edi Rama nise që këtu, jo nga hallexhinj, që nuk i mbështete kurrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY