Arrestohet nje person i rrezikshem ne Shkoder, pervec armeve kishte edhe dylbi

Arrestohet nje person i rrezikshem ne Shkoder, pervec armeve kishte edhe dylbi

119
0
Shares

Policia e Shkodres në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat” arrestoi në flagrancë një 24 vjeçar ne kagjen Kiras te qytetit.

Policia i ka gjetur nderkohe disa materiale luftarake si dy armë zjarri, municion luftarak, dylbi disa palë targa e sende të tjera.

Njoftimi i policise:

Në zbatim të planit të masave për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje, strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kiras”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

S. B. 24 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krëhëra automatiku me 60 fishekë, dy krëhëra pistolete me 14 fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY