Paralajmerim i ashper per qeverine nga Parlamenti Evropian: Mos i miratoni dy...

Paralajmerim i ashper per qeverine nga Parlamenti Evropian: Mos i miratoni dy ligjet antimedia

42
0
Shares

Reporteri për Shqipërinë në Grupin PPE të Parlamentit Europian David Lega paralajmeroi qeverine shqiptare se po rrezikon celjen e negociatave. Parlamenti monist i Titanes pritet qe te e nten te miratoje serish dy ligjet antishpifje qe kufizojne dhe neutralizojne median.

Në një postim në “Twitter”, David Lega duke përsëritur qëndrimin e PPE pro çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë shkruan se Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit

“Po përsëris qëndrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundshme të negociatave me BE.

Grupi PPE i Parlamentit Europian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standard bazik e minimal për një vend kandidat.

Nëse qeveria Rama do të miratojë në plenare ligjet në formën aktuale atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatave të anëtarësisë në BE.
Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës”, thekson Lega.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY