FOTO/Ndërtesa nga ku ra 62-vjeçari në Durrës, dyshohet se u frikësua nga...

FOTO/Ndërtesa nga ku ra 62-vjeçari në Durrës, dyshohet se u frikësua nga tërmeti

77
0
Shares

Një 62-vjeçar humbi jeten mbremjen e djeshme, ne momentet kur tërmeti goditi sërish Durrësin dhe lekundjet u ndjenë deri në Tiranë.

Sipas informacioneve zyrtare, personi në foto ishte i punësuar si roje prane kesaj ndertese e cila ishte ne punim e sipër. Dyshohet se nga trembja ai ka rene nga nje lartesi e konsiderueshme.

Pas ngjarjes policia beri me dije se ka arrestuar dy persona, konkretisht shtetasit A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin.

Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti. Këta shtetas rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.

Njoftimi i policisë:Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 28.01.2020, rreth orës 23:30, në një ndërtesë është rrëzuar aksidentalisht, shtetasi Th.R., 62 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY