Një ndër marrëveshjet e fundit, Kobe Bryant do të ishte këtë vit në Tiranë

Ndaje

Vijon ende që media dhe e gjitha bota të jenë të përqëndruar tek Kobe Bryant, ish-basketbollisti i cili u nda nga jeta pas nje aksidenti tragjik me helikopter te dielen.

Kobe kishte fansa në të gjithë botën, duke përfshirë edhe vendin tonë. Madje dukej se Bryant mund të vinte në maj në Tiranë.

Ish basketbollisti Gazmend Caci në emisionin e “Procesit Sportiv” zbuloi një pjesë të bisedimeve me asistentët e Bryant, ku ishte arritur dhe një marrëveshje paraprake.

“Kobe Bryant ka qenë një njeri shumë i madh. Mbi të gjitha ai ka shkuar në çdo cep të botës kur e kanë thirrur. Por gjithmonë me fëmijë. Ai luante 1-1 me fëmijët. Dhe këtë model ne e kemi marr dhe kemi dashur ta ftojmë në Shqipëri. Dhe kemi arritur që të kontaktojmë jo direkt me Kobe por me asistentët e tij dhe mendonim që në fund të majit në 2020 do të bënim një aktivitet super gjingand me 2500 fëmijë që marrin pjesë në basketboll. Kishim marrë përgjigje pozitive dhe pritshim të përcaktonim gjërat e tjera. Kjo do të bëhej me mbështetjen e shumë faktorëve por mbi të gjitha nga Kryeministria”, tha Gazmend Caci.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje