Ministria e Mbrojtjes kerkon qetesi pas termetit, ishte pasgoditje e nentorit

Ministria e Mbrojtjes kerkon qetesi pas termetit, ishte pasgoditje e nentorit

142
0
Shares

Fill pas tërmetit me magnitudë 5.5 shkallës Rihter, ka reaguar ministria e Mbrojtjes. Sipas saj ky tërmet nuk është regjistruar asnjë dëm dhe se  tërmeti i sotëm ishte pasgoditje e 26 Nëntorit.

“ Nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerez apo materiale deri tani. Nuk raportohen dëme në Korçë e Pogradec, ku janë ndjerë lekundje te lehta”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Këto lëkundje vijnë dy muaj e dy ditë pas tragjedisë së 26-nëntorit që la pas 51 viktima. Nga tërmeti i tmerrshëm mbetën të plagosur mbi 1000 persona, ndërsa shumë prej të mbijetuarve, enden rrugëve me çadra, duke mos pasur ende një rikonstruktim të banesave që u dëmtuan pas 26 nëntorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY