FOTO/Brenda helikopterit me të cilin udhëtonte Kobe Bryant, flet ish-piloti: Nuk bien...

FOTO/Brenda helikopterit me të cilin udhëtonte Kobe Bryant, flet ish-piloti: Nuk bien kaq lehtë, janë të besueshëm

94
0
Shares

Këto jane pamjet e helikopterit me te cilen Kobe Bryant fluturonte disa herë në muaj. Ne fakt, helikopteri nuk i ka patur fajet ne aksidentin qe i mori jeten legjendës së basketbollit.

Kete e konfirmon dhe ish-piloti i Kobe Bryant, i cili pretendon se helikopteri Sikorsky S-76B, që po transportonte legjendën e NBA dhe tetë persona të tjerë kur u përplas në një kodër në Los Angeles, është i besueshëm. Ai tha se një helikopter i tillë nuk bie thjesht nga qielli.

Kurt Deetz, që fluturonte me yllin e basketbollit në vitin 2015, tha se helikopteri është si një limuzinë. Sipas tij, helikopteri ishte në gjendje fantastike dhe i nënshtrohej një programi mirëmbajtje shumë të mirë.

Piloti që po drejtonte helikopteri ishte 50-vjeçari Ara Zobayan. Ai kishte 12 vite si pilot i certifikuar dhe instruktor njëkohësisht. Deetz tha se me shumë gjasë, avioni u rrëzua për shkak të motit të keq sesa për shkak të problemeve teknike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY