E pabesueshme, shuhet legjenda e basketbollit Kobe Bryant

Ndaje

Shuhet legjenda e basketbollit amerikan dhe botëror, Kobe Bryant.

Sipas asaj që shkruan gjermania “Bild”, shkak është bërë rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonte ish ylli i NBA.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur nlë Kaliforni, ku 41-vjeçari po udhëtonte së bashku me 4 persona të tjerë në bordin e helikopterit të tij privat.

Bashkë me të kanë gjetur vdekjen edhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit.

Për fat të mirë, në bord nuk kanë qenë bashkëshortja e Bryant, 3 vajzat e tij dhe djali i porsalindur Capri.

Kobe Bryant është një ndër emrat më të mëdhenj të basketbollit botëror. Ai luajti për dy dekada me Los Angeles Lakers duke fituar pesë tituj NBA dhe duke qenë 18 herë pjesë e All-Stars Game.

Ai u tërhoq nga basketbolli aktiv në vitin 2016.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje