2 muaj pas tërmetit të madh vazhdon ‘makthi’ në qytetin e Durrësit,...

2 muaj pas tërmetit të madh vazhdon ‘makthi’ në qytetin e Durrësit, hajdutët nuk ndalin vjedhjet

46
0
Shares

Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga tërmeti i madh i 26 Nëntorit, ka ende njerez te cilet abuzojne me ndërtesat e braktisura në qytetin e Durrësit.

Dy persona u arrestuan nga policia e Durrësit pasi dyshohen për vjedhjen e banesave. Autoritetet ndaluan shtetasit me iniciale E. Ll., 30 vjeç, banues në Durrës dhe A. K., 47 vjeç,  banues në lagjen nr. 13 Durrës, i dënuar edhe më parë për vjedhje.

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë në kuadër të operacionit pasi nga veprimet e kryera rezultoi se këta shtetas  në bashkëpunim me njëri -tjetrin, kanë kryer vjedhje në disa banesa në lagjen nr 13 dhe në lagjen nr 17 në një kompleks banesash, banesa të  pa banuara  pasi janë dëmtuar nga tërmeti, ku kanë marrë orendi shtëpiake, dyer e dritare dhe sende të tjera me vlerë” – njoftojnë uniformat blu.

Policia po vijon punën për evidentimin e rasteve të tjera ku kanë marrë pjesë dy të arrestuarit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY