Vrasja në Francë/I riu fshihej prej kohësh në Tiranë, pjesë e një grupi kriminal të rrezikshëm

Ndaje

Një shtetas francez i shumëkërkuar për vrasje në Francë është arrestuar në Tiranë. Sipas policisë, 27 vjeçari lindur në Nantes të Francës kishte ardhur në Shqipëri për tu fshehur pas krimit që kishte bërë në qytetin e tij të lindjes.

“Ky shtetas, dyshohet se në Nantes, Francë ka vrarë me pistoletë një shtetas dhe më pas është larguar në drejtim të Shqipërisë, ku ka hyrë me dokumentacion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar” informon policia e Tiranes

Ndaj të arrestuarit autoritetet franceze kishin caktuar masë sigurie arrest me burg për veprat penale “Vrasja”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit ”Burgim i përjetshëm”.

Materialet e arrestimit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni u kodua “Barrikada” dhe u ndërmor nga Sektori i Hetimit të Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje