Videoja e kokainës/PS nuk nxitohet të shkarkojë Allën: Do presim hetimet e...

Videoja e kokainës/PS nuk nxitohet të shkarkojë Allën: Do presim hetimet e SPAK

45
0
Shares

Partia Socialiste do të presë hetimet e SPAK për të vendosur nëse do të shkarkojë apo jo kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.

Në një prononcim për median kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla përshëndeti SPAK për fillimin e hetimeve dhe nënvizoi se sapo SPAK të ketë ngritur akuzë, reagimi do të jetë i ashpër.

“Dua të përshëndes SPAK për fillimin e një hetimi të plotë për të qartësuar çdo lloj mëdyshme. Në asnjë rast PS nuk ka marrë dhe nuk do të marrë askënd në mbrojtje. Nuk di pistat por dua ta mbështes. Mezi presim sapo prokuroria të ketë ngritur akuza të caktuara padyshim që reagimi ynë do të jetë i ashpër.

Si çdo qytetar i Bulqizës apo i mbarë Shqipërisë, për një rast të tillë ndjejmë neveri, nëse vërtetohet por do ndjejmë neveri kur parti të caktuara politike përdorin videomontazhe për të dëmtuar imazhin e krahut tjetër të politikës. Por le tia lëmë prokurorisë nëse prokuroria vërteton cdo lloj akuze dënimi do të jetë maksimal për këdo. Sapo prokuroria të ngrejë një akuzë qëndrimi ynë do të jetë i ashpër por dhe dënimi duhet të jetë i ashpër.”,-u shpreh Balla.

Burime bëjnë me dije se SPAK i ka kërkuar Allës që të dorëzojë kampionet e gjakut dhe urinës pranë laboratorit shkencor ndersa eshte thirrur serish sot per here te dyte per te dhene deshminë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY