SPAK i kërkon Allës të bëjë testin e drogës, kyebashkiaku thirret për...

SPAK i kërkon Allës të bëjë testin e drogës, kyebashkiaku thirret për herë të dytë brenda pak orëve

156
0
Shares

Prokuroria e Posatshme Kundër Korrupsionit në nivele të larta (SPAK), i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla që ti nënshtrohet testit të drogës, ndonese problemi ne vendin tone eshte mungesa e nje aparati te sofistikuar te matjes së drogës.

Burime bëjnë me dije se SPAK i ka kërkuar Allës që të dorëzojë kampionet e gjakut dhe urinës pranë laboratorit shkencor ndersa eshte thirrur serish sot per here te dyte per te dhene deshminë.

Alla duhet të paraqitet e Institutin e Mjekësisë Ligjore, për t’i marrë kampion gjaku dhe urine, me qëllim kryerjen e eskpertimit mjeko-ligjor, që do të vërtetojë nëse Alla është konsumues droge ose jo.

Nga ana tjetër videoja e kryebashkiakut është dërguar për ekspertim, në mënyrë që të provohet nëse është autentike apo e montuar, siç pretendon vetë Alla.

Dy ditë më parë, në televizionin “Abc News”, gazetari Artan Hoxha publikoi një video, në të cilën pretendohej se ishte kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar kokainë në banakun e një lokali.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY