Nuk ishte Elvana: Një tjetër këngëtare shqiptare përflitet se do të përfaqësojë San Marinon në Eurovision

Ndaje

Ditën e djeshme bëri namin në media e rrjete sociale lajmi se Elvana Gjata do përfaqësojë San Marinon në Eurovision. Lajmet u hodhën poshtë shpejt pasi burime të afërta me këngëtaren treguan për “Anabel”, se Elvana nuk ka marrë një ftesë dhe është habitur nga ky lajm. Mirëpo dy diteve te fundit po perflitet  një tjetër emër qe do të përfaqësojë San Marinon.

Faqja “Eurobooth” në Instagram shkruan se një tjetër këngëtare shqiptare, Inisi Neziri mund të jetë përfaqësuesja e San Marino në Eurovision. Dhe për këtë lajm ka reaguar edhe vetë Inisi.

Sipas tyre dikush e ka pyetur Inisin mbi thashethemet nëse ajo do përfaqësojë San Marinon në Eurovizion dhe ajo është përgjigjur me një emoji konfuzues duke e lënë të hapur mundësinë që ky lajm të jetë i vërtetë.

https://www.instagram.com/p/B7oos9HHBEQ/

/DRONI.al/

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje