Koronavirusi në Kinë, alarm dhe për Shqipërinë? Ministrja e Shëndetësisë tregon a...

Koronavirusi në Kinë, alarm dhe për Shqipërinë? Ministrja e Shëndetësisë tregon a duhet të shqetësohemi

239
0
Shares

Ndonëse Kina eshte shume larg prej nesh, OKB pritej te shpallte emergjencen nderkombetare, per shkak se konoravirusi i perhapur ne Kine, mund te perhapej me shpejtesi deri ne vendet si Rusi apo Mongoli.

Por, ministrja e Shëndetsisë,  Manastirliu, tregon se Shqiperia ka nje rrezikshmeri te ulet persa i perket ketij virusi dhe shton se ende nuk ka te dhena që tregojnë se ky virus mund të transmetohet përmes njeriut.

Megjithatë, në zbatim të rekomandimeve të OBSh-së, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave parapërgatitore, për t’u mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit.

Urdhri specifikon që ISHP të përgatisë përkufizimin e rastit, udhëzimet për survejancën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit.

Sipas urdhrit të Ministres Manastirliu strukturat përgjegjëse të marrin masat për vënien në zbatim të planeve të emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY