Dy të arrestuar në Durrës, policia zbardh detaje: Çfarë iu zbulua njërit...

Dy të arrestuar në Durrës, policia zbardh detaje: Çfarë iu zbulua njërit prej tyre

97
0
Shares

Dy shoferë janë vënë në pranga nga policia e Durrësit. Njëri prej tyre u kap në gjendje të dehur, ndërsa tjetri akuzohet se ka aksidentuar një këmbësor i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit L. V., 45 vjeç, banues në Ishëm, Durrës”,-njofton policia.

Ky shtetas, më datë 23.01.2020, në segmentin rrugor Ura e Gjolës-Ishëm, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin R. D., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

A. I., 42 vjeç, banues në Krujë. Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Suzuki” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY