Lefter Alla dëshmon në SPAK, ka një përcaktim për videon

Lefter Alla dëshmon në SPAK, ka një përcaktim për videon

280
0
Shares

Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla ka dëshmuar këtë mbrëmje në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në lidhje me një video ku pretendohet se ai përdor kokainë në ambient publik.

Videoja u publikua nga gazetari Artan Hoxha në Abc Neës. Gazetari është shprehur se e ka të konfirmuar nga burime te tijat se personi në video është kryebashkiaku Alla.

Alla dëshmoi për rreth 1 orë në prokurori ndërsa në dalje tha se tashmë cështjen “e ka në dorë drejtësia”.

Avokati tij, Petrit Ismaili, e ka cilësuar videon montazh dhe ka theksuar se Alla nuk ka arsye të japë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut.

“Montazh, video nuk duket fare se kush është. Nuk ka arsye të japë dorë dorëheqjen”

Alla paralajëmroi më herët se do të padiste për shpifje ish-deputetin Ervin Salianji. Ai akuzoi PD-në se bashkë me një televizion lokal të Bulqizës kanë montuar videon në fjalë dhe se për këtë kishte dijeni prej rreth një viti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY