VIDEO/Në tentativë për të grabitur banesën në Shkodër, kapet ‘mat’ nga policia

VIDEO/Në tentativë për të grabitur banesën në Shkodër, kapet ‘mat’ nga policia

46
0
Shares

Një 36-vjeçar nga Shkodra është arrestuar pasi ka tentuar të vjedhë një banesë. Policia ka shoqeruar aksionin dhe me publikimin e pamjeve teksa shihet si i riu eshte kapur në flagrancë.

Në pranga u vushtetasi me iniciale T.V banues në lagjen “Tre Heronjtë”, në  Shkodër.

“Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit I. D., 50 vjeç, në lagjen “Daniel Matlia”, Shkodër, në tentativë për të vjedhur.  Gjithashtu, shtetasi T. V. ka thyer vendimin e gjykatës, pasi ndaj tij Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim Nr. 277, datë 16.12.2019, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

https://fbwat.ch/1SB300TQsEGQnjZw

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY