Shqiperia e Rames humbet disa vende ne nivelin e democracise, vijohet me...

Shqiperia e Rames humbet disa vende ne nivelin e democracise, vijohet me regjim hibrid

45
0
Shares

Njësia e Inteligjencës Ekonomike pranë revistës së njohur ‘The Economist’ publikoi Indeksin e Demokracisë ku Shqipëria vazhdon të mbetet një regjim hibrid, ndërkohë që vendi ka humbur pikë në këtë indeks.

Shqipëria eshte vleresuar me 5.89 pikë nga 10 në total, duke u renditur në vendin e 79 dhe duke humbur tre vende në renditje.

Ky është niveli më i ulët i renditjes së Shqipërisë që nga viti 2014, duke provuar edhe njëherë se rënia e vendit ka qenë e vazhdueshme që kur socialistët e Edi Ramës morën pushtetin.

Shqipëria konsiderohet më pak demokratike se Ukraina, Maqedonia e Veriut, Hong Kongu dhe Serbia, raporton Exit.al.

Një regjim hibrid është ai vend që është një hap mbi regjimet autoritare, poshtë demokracisë me të meta dhe demokracisë së plotë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY