Policia ka emrin e autorit të dyshuar për vrasjen që tronditi Astirin,...

Policia ka emrin e autorit të dyshuar për vrasjen që tronditi Astirin, kontrolle në banesë

64
0
Shares

Policia pas disa oresh nxjerr një emër tashmë për autorin e dyshuar të vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiu mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë.

Burimet thanë se autori i dyshuar është një person i njohur në rrethin shoqëror të viktimës. Për këtë arsye, policia ka sekuestruar aparatin celular të Tafçiut për të zbardhur më shumë detaje nga komunikimet e fundit që ai ka pasur.

Mësohet se autori i dyshuar që është shpallur në kërkim ka inicialet N.D. Gjithashtu mësohet se blutë kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit por nuk e kanë gjetur.

Nga informacionet paraprake 28 vjeçari ka qenë i shoqëruar nga dy femra në lokal.  Ai është thirrur nga njerëz ende të paidentifikuar në pjesën anësore të lokalit në një rrugicë ku është qëlluar për vdekje. Viktima ka marrë 3 plumba në gjoks.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY