Grabitje me armë zjarri në Krujë, dy persona marrin xhiron ditore të një lokali

Ndaje

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur dy ditë më parë në Krujë. Sipas policisë, dy persona nën kërcënimin e armës së zjarrit, i morën xhiron ditore prej 20000 lekësh kamarierit të një lokali.

Policia thotë se në kuadër të operacionit “Cudhi” u arrestua njëri prej autorëve, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

“Gjatë operacionit, në momentin që shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën për të ushtruar kontroll, shtetasi  Artur Koni ka dalë nga banesa me dy armë zjarri pistoleta në brez, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e policisë”, sqaron policia në njoftimin e sotëm 21 janar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit pistoleta me dy krehra me fishekë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje