FOTO/I riu u nxorr në pritë dhe u vra, ky është 28-vjeçari i ekzekutuar në Astir

Ndaje

Një tjetër vrasje tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën, ku në një prej orareve më të frekuentuara të mbrëmjes, në një lokal në zonën e Astirit u vra me armë 28-vjeçari Vilson Tafçiu.

Nga informacionet paraprake 28 vjeçari ka qenë i shoqëruar nga dy femra në lokal.  Ai është thirrur nga njerëz ende të paidentifikuar në pjesën anësore të lokalit në një rrugicë ku është qëlluar për vdekje. Viktima ka marrë 3 plumba në gjoks.

Çfarë tha paraprakisht policia:

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje