DETAJE/Kontrolli i policisë iu zbuloi drogën në lokal, arrestohet pronari dhe banakieri...

DETAJE/Kontrolli i policisë iu zbuloi drogën në lokal, arrestohet pronari dhe banakieri në Tiranë

92
0
Shares

Një pronar dhe banakier i një lokali në Tiranë janë arrestuar nga policia. Burime zyrtare bejnë me dije se janë sekuestruar 736.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike kanabis, grirëse metalike dhe dy aparate celularë.

Policia finalizoi operacionin policor të koduar “Shadow”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:- B. B., 42 vjeç, banues në Tiranë (pronari i lokalit);- A. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për dhunë në familje (kamerieri i lokalit).

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi në rrugën “Skënder Luarasi” gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal bar-kafe, me pronar shtetasin B. B. dhe kamerier shtetasin A. B., shërbimet e Policisë gjetën në ambientet e brendshme të lokalit lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të futur në qese plastike dhe në dy kavanoza qelqi”,-njofton policia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY