Ja per ke do te votoje sot PS per te drejtuar Inspektoriatin...

Ja per ke do te votoje sot PS per te drejtuar Inspektoriatin e Larte te Drejtesise

75
0
Shares

Parlamenti shqiptar pritet te zgjedhe sot Artur Metanin ne krye te Inspektoriatit te Larte te Drejtesise. Votimi do te kryhet kete pasdite dhe emri i tij do te perzgjidhet mes 5 emrave qe jane ne dispozicion te Parlamentit perzgjedhur nga KED.

Lista përfundimtare e renditjes sheh të parin Artur Metanin me 89.6 pikë, Sokol Stojanin të dytin me 89 pikë, e treta Joana Asimi Sorraj 82.2 pikë, i katërti Eris Hysi me 78.3 pikë dhe e pesta Lindita Troja me 63.4 pikë. KED vendosi dhe të miratojë raportin për renditjen e kandidatëve të lejuar për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, thuej ne njoftimin e KED pak muaj me pare.

Renditja në krye e Metanit ka shkaktuar polemika për shkak të pozicionit të tij si këshilltar juridik në Presidencë përgjatë viteve 2002-2012 –një pozicion që konsiderohet politik dhe sipas disa prej anëtarëve të Këshillit i ndalon kandidatët për t’u zgjedhur në institucionet e reja të drejtësisë.

Vendimi nxiti akuza nga Partia Demokratike, e cila e cilësoi atë anti-kushtetues dhe si vendimarrje që ndihmonte kryeministrin Rama për të kapur drejtësinë.

“KED nën drejtimin e dyshes besnike Edi Rama Dvorani – Arta Marku, e gatshme për të plotësuar urdhrat e shefit të tyre Kryeministër, misioni i të cilit është të kapë çdo qelizë të organeve të reja të drejtësisë”, thuhet në deklaratën e Sekretarit të PD-së për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata në gusht të këtij viti, menjëherë pas lejimit të kandidimit të Metanit.

Vendimi i zbardhur i KED për të lejuar Metanin të kandidojë tregon se edhe vetë Këshilli nuk ishte unanim.  Pesë anëtarë, përfshi kryetarin e KED Ardian Dvorani, anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, anëtarët Fatjona Memçaj, Fatri Islamaj dhe Eriol Roshi, arsyetuan se pozicioni që Metani kishte pasur në administratën publike nuk ishte politik.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është një nga institucionet e reja më të rëndësishme të sistemit të ri. Inspektori do të  ketë në dorë hetimin e abuzimeve nga gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha shkallëve. Po ashtu, do të hetojë dhe ndjekë procedimet disiplinore edhe ndaj anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke qenë kështu kontrolluesi i të gjithë sistemit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY